image “Jam mësu t'u prit, tash edhe Vetëvendosjen po e presim”, rrëfimi prekës i nënës Ferdonije në Ditën e Çlirimit

Sociale

“Jam mësu t’u prit, tash edhe Vetëvendosjen po e presim”, rrëfimi prekës i nënës Ferdonije në Ditën e Çlirimit

news image

Dita e Çlirimit të Gjakovës, sjellë vetëm dhimbe për Ferdonije Qerkezin nga Gjakova.

Ajo humbi në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin. Tash e 22 vjet jeton me kujtimin për më të dashurit e saj, kurse festat për të nuk kanë ndonjë rëndësi.

Në ditën e Çlirimit të Gjakovës, Ferdonija ka rrëfyer ndjesinë që ia kujton 14 qershori.

Kjo ditë më kujton të zezën teme, se nuk jam hiq për me fol. Është ditë çlirimi por çka për mu, shyqyr që është çliru populli i Kosovës së për mu mos vetë halli.”

E për të 14 qershori i 1999 ishte gëzim i ndalur në gjysmë.

Ndonëse ishte e lirë të shkonte në shtëpinë e saj, ajo nuk e gëzoi kurrë këtë liri më familjarët e saj.

Atë ditë u kujtojmë me ditë gëzimi, sepse u gëzum që u hi NATO-ja, por për fat të keq, popull shpëtoi, por unë katër djemtë dhe bashkëshortin nuk takova asnjëherë. Kështu që është gëzim i gjysmum për mu, më pa djemtë e mijë ish kanë gëzim i plotë. Kështu që data e festave vijnë e shkojnë, por për mu çka?”, shprehet ajo për Infokus.

E duket se edhe shpresa i janë venitur që familjarët e saj do të gjendet ndonjëherë.

Mirëpo ajo po pret nga Qeveria Kurti që t’ia plotësojë ëndrrën e vetme.

Po unë jam mësu që 22 vjet më pritë, pritë nga ajo parti pritë nga kjo parti, tash edhe partinë e Vetëvendosje po e presim çka po bon, jemi mësu t’u prit qashtu”, thotë Qerkezi./Gazeta Sinjali/