Aktorja dhe modelja e njohur, Arta Nitaj po vazhdon t’i shijojë pushimet e saj.
Së fundmi, ajo publikoi për fansat një fotografi atraktive në bikini, ku vuri në pah linjat trupore, për të cilat edhe është shumë e komentuar nga ndjekësit.
“Jam e zënë duke mbrojtur lumturinë time”, shkroi Nitaj në mbishkrimin e fotografisë.
Paraqitjet atraktive në rrjetet sociale i kanë dhënë asaj një vëmendje mjaft të madhe mediatike, duke e bërë një personazh të ndjekur me mbi 250 mijë fansa në Instagram. /Gazeta Sinjali/