image Jakup Krasniqi infektohet me koronavirus

Shëndetësi

Jakup Krasniqi infektohet me koronavirus

news image

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është infektuar me koronavirus.

Gazeta Sinjali merr vesh se Krasniqi të hënën doli pozitiv në testin për COVID-19.

“Po të hënën kam rezultuar pozitiv . Jam në izolim shtëpiak”, tha Krasniqi.

Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Gjendjen e kam shumë të mirë, stabile. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi. /Gazeta Sinjali