Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mposhti mbrëmë boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.
Fitorja në fund u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.
E rrahja e boksierit kosovar duket se e ka lënë me pasoja bokserin serb, pasi që ai është zgjuar me një sy totalisht të mbyllur.
Nga një storie e tij, shihet syri i tij i majtë i enjtur, nga plagët e meçit të mbrëmshëm.
Kjo ishte fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.