Një prej jahtëve më luksoz në botë, “Abeona”, anija ndihmëse e miliarderit Jeff Bezos, ka mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit, duke u ankoruar në kalatën numër 5, shkruan Gazeta Sinjali.
“I pagëzuar” me emrin e perëndeshës romake të udhëtimit, “Abeona” është një jaht modern me gjatësi 76 metra dhe gjerësi 12 metra, i ndërtuar nga kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting në vitin 2023. Ai është projektuar për lundrime të gjata dhe të sigurta, duke përfaqësuar standardet më të larta të ndërtimit detar.
Ky jaht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka ardhur në Durrës nga porti francez i La Ciotat. “Abeona” shërben si anije mbështetëse për superjahtin me vela “Koru”, 127 metra i gjatë, që gjithashtu është në pronësi të Jeff Bezos.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!