image Jadon Sancho dënohet për prerjen e flokëve

Futboll

Jadon Sancho dënohet për prerjen e flokëve

news image

Liga e futbollit gjerman (DFL) ka gjobitur dy futbollistët e Borussia Dortmund, Jadon Sanchon dhe Manuel Akanjin për thyerjen e rregullave gjatë izolimit.

Dy futbollistët kishin bërë prerjen e flokëve në shtëpinë e tyre, ku pastaj kishin qarkulluar disa fotografi ku shihen futbollistët pa maska, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu kishte dyshime që edhe katër futbollist të tjerë të skuadrës gjermane kishin shkelur rregullat në të njëjtën mënyrë mirëpo nuk janë ndëshkuar shkaku i mungesës së provave.

Ndërsa ende nuk është zbuluar se sa është gjoba e shqiptuar për dy futbollistët.

/Gazeta Sinjali/