image Jacobs fiton medaljen e artë në 100 metra vrapim, Bolt e akuzon për atletet të cilat i përdori

Sporte të tjera

Jacobs fiton medaljen e artë në 100 metra vrapim, Bolt e akuzon për atletet të cilat i përdori

news image

Ish-kampioni Olimpik, Usain Bolt ka akuzuar kampionin më të ri Olimpik të “Tokyo 2020”, Marcell Jacobs.

Marcell Jacobs arriti ta fitojë medaljen e artë në vrapimin 100 metërsh në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.

Italiani arriti rekord mahnitës ku përfundoi garën për 9.80 sekonda dhe fitoi medaljen e artë.

Jacobs arriti ta shuajë dominimin e Usain Bolt i cili fitoi në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016.

Mirëpo ky i fundit nuk e la pa e vënë në pikëpyetje fitoren e Jacobs. Bolt deklaroi se Jacobs kishte përdorur atlete të dyshimta gjatë vrapimit të tij.

Por, çfarë kishte speciale për atletet e Jacobs?

Në fakt, Jacobs përdori një palë atlete të cilat peshonin 173 gramë dhe kishin një takë gati 20 milimetra dhe në pjesën e sheshtë ishin të përbëra me material karboni.

Kjo gjë thuhet të ketë rritur efikasitetin e italianit, dhe Bolt ishte njëri ndër më të zëshmit për ta akuzuar atë.  /GazetaSinjaliSporti/