Ish-kampioni Olimpik, Usain Bolt ka akuzuar kampionin më të ri Olimpik të “Tokyo 2020”, Marcell Jacobs.
Marcell Jacobs arriti ta fitojë medaljen e artë në vrapimin 100 metërsh në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.
Italiani arriti rekord mahnitës ku përfundoi garën për 9.80 sekonda dhe fitoi medaljen e artë.
Jacobs arriti ta shuajë dominimin e Usain Bolt i cili fitoi në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016.
Mirëpo ky i fundit nuk e la pa e vënë në pikëpyetje fitoren e Jacobs. Bolt deklaroi se Jacobs kishte përdorur atlete të dyshimta gjatë vrapimit të tij.
Por, çfarë kishte speciale për atletet e Jacobs?
Në fakt, Jacobs përdori një palë atlete të cilat peshonin 173 gramë dhe kishin një takë gati 20 milimetra dhe në pjesën e sheshtë ishin të përbëra me material karboni.
Kjo gjë thuhet të ketë rritur efikasitetin e italianit, dhe Bolt ishte njëri ndër më të zëshmit për ta akuzuar atë. /GazetaSinjaliSporti/