image Këto janë votat e deputetëve të Kuvendit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Politikë

Këto janë votat e deputetëve të Kuvendit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.

Në emër të deputetëve nënshkrues, kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi, arsyetoi thirrjen e kësaj seance, duke e konsideruar miratimin e këtij projektligji të një rëndësie të veçantë.

Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës që përbëhet nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë votuar edhe dy deputetë nga AKR-ja, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

Po ashtu, edhe pro këtij projektligjit kanë qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli nga LDK-ja, të cilët kanë pasur shpesh mos pajtime për Qeverinë Hoti

Përfaqësues të GP të VV-së dhe atij të PDK-së, përkatësisht Hekuran Murati dhe Abelard Tahiri, mbajtën qëndrimet e tyre kundër miratimit të projektligjit dhe asnjë deputet i këtyre subjekteve politike nuk mori pjesë në votim.

Pas diskutimeve, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID – 19, duke u hapur rrugë shqyrtimit të tij në komisionet përkatëse parlamentare. /Gazeta Sinjali/