Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, andaj si i tillë është shumë e nevojshme që të trajtohet mirë dhe me kujdes, sidomos në ditët kur Kosova, po përballet me ajër të ndotur. Përveç në prurjen e sëmundjeve të llojllojshme ajri i ndotur që po mbizotëron në vendin tonë ka ndikim negativ edhe në lëkurën tonë.
Që të keni një lëkurë të pastër dhe ta mbroni nga ajri i ndotur kujdeset Neauvia Kosova, me produktet e saj gjithnjë inovative dhe të pasuruara me minerale e vitamina të nevojshme për kujdesin e lëkurës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Neauvia Organic” në linjën “Advanced Care”, ka produkte, të cilat janë të dedikuara për mbrojtjen e lëkurës nga ajri i ndotur. Maska me “Carbon aktiv ORGANIC” nga druri i bamboos është vërtetuar të jetë detoksifikuesi më i mirë për lëkurën. Neutralizon radikalet e lira dhe depërton në lëkurë duke pastruar poret. Kjo maskë përdoret dy herë në javë.
Serumi “Antiox” në përbërjen e të cilit është një kompleks substancash antioksiduese që veprojnë kundër agjenteve ndotës dhe rigjenerojnë lëkuren nga dëmtimet eventuale. Ky serum mund të përdoret çdo ditë.
Ekspozimi i lëkurës ndaj ajrit të ndotur mundëson krijimin e radikaleve të lira në lëkurë të cilat dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës duke shkatërruar kolagjenin dhe shtresën e lipideve.
Produktet e Neauvia Kosova mund t’i porosisni përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, si dhe numrave kontaktues në +38349230200 +38344879949 Viber dhe WhatsApp./Gazeta Sinjali/