Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka kërcënuar lojtarët me zëvendësim, nëse ata nuk do të provonin apo nuk do ta luanin lojën e kërkuar nga trajneri gjerman sa i përket fazës defensive.
Barcelona e mbylli ndeshjen derbi në “El Clasico” ndaj Real Madridit, me fitoren 4:0 javën e kaluar.
Flicku u përgëzua për përgatitjen e ndeshjes në mbrojtje, sidomos në aspektin e ndërtimit të pozitës jashtë loje. Vija e mbrojtjes së Barcelonës ishte e vendosur shumë larg nga porta.
Por nëse dikush nga lojtarët që ai i drejton nuk do t’i përcillte udhëzimet e tij, do të zëvendësohej menjëherë, pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje.
Pas përfundimit të pjesës së parë, sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, Flick u kishte thënë lojtarëve se “kushdo që kthehet prapa, qoftë edhe një metër, do të zëvendësohet menjëherë”.
Lojtarët e Real Madridit u zunë në pozitë jashtë loje 12 herë.
Tetë prej atyre pozitave jashtë loje ishin për Kylian Mbappen.