image Ja sa shikues do të jenë të pranishëm në finalen e Ligës së Konferencës në "Air Albania"

Futboll

Ja sa shikues do të jenë të pranishëm në finalen e Ligës së Konferencës në “Air Albania”

news image

Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 25 maj në Shqipëri.

Finalja e kësaj gare do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Rreth 35 mijë tifozë do të kenë mundësinë që ta ndjekin finalen nga shkallët e stadiumit.

Drejtori i Departamentit të Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, ka treguar ndryshimet që do të bëhen në “Air Albania”.

“Për finalen e 25 majit, stadiumi “Air Albania” pritet të ketë modifikime në disa sektorë dhe reduktim të tifozëve, me 1000 mijë spektatorë, nga 22.000 duke zbritur në 21.000, për shkak se në tribunën e miqve, është parashikuar vendosja e katër studiove të reja televizive që do të shërbejnë për transmetuesit zyrtarë të ndeshjes. Në pjesën e tribunës së medias, me 75 vende do të kemi një zgjerim, që do të shkojë deri në 300 vende”, tha ai për “Top Channel”.

Verçani tregoi edhe se si do të ndahen tifozët e skuadrave finaliste.

“Në krahun verior, parashikohen tifozët e Feyenoordit ose të Marseilles, të cilët do të kenë 4500 vende, ndërsa në krahun jugor parashikohen 4500 tifozët e ekipit tjetër finalist, Romës ose Leicesterit”.

Pra, çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Konferencës janë Leicester City – Roma dhe Feyenoord – Marseille.

/GazetaSinjaliSport/