Për gjashtë muaj, Kosova pagoi afro 40 milionë euro për veteranët.
Në Kosovë gjatë muajit qershor 38 mijë e 52 persona kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranët luftës.
Nga statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Kosova pagoi 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve.
Ndërsa në gjashtë mujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro.
Sipas ‘ASK’ shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona.