image Ja sa është numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil që nga janari i vitit 2019

Shqipëri

Ja sa është numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil që nga janari i vitit 2019

news image

Që nga janari i vitit 2019 e deri në gusht të 2020-ës mbi 30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në njërin nga shtetet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në këto të dhëna thuhet se, 78% nga totali i aplikimeve në këtë periudhë ishin persona deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grup-moshës 18-34 vjeç. Në periudhën janar 2019 dhe gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorët, të cilët kanë qenë më pak se 17 vjeç.

Destinacion i preferuar i shqiptarëve sipas të dhënave të Eurostatit është Franca, pasi që brenda periudhës janar 2019 dhe gusht 2020 janë regjistruar 33,460 ose 50% e gjithë kërkesave nga minorët.

Preferencë tjetër është Gjermania ku janë regjistruar 1,145 aplikime, më pas Greqia me 695 të tilla, Mbretëria e Bashkuar me 525 aplikime dhe Italia 310.

Franca është bërë vitet e fundit tërheqëse për shqiptarët për shkak të politikave sociale në lidhje me trajtimin e çështjeve, duke ofruar disa mundësi deri në vendimin final, ka trajtime më të mira në qendrat e pritjes dhe nuk ka kthime me forcë.

Shteti i dytë është Mbretëria e Bashkuar, me 18.4% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Greqia (1.7%). Gjermania që ishte deri para disa vitesh si destinacion i preferuar për azilantët, ndërsa tani është në vend të katërt për shkak të politikave më pak sociale dhe dëbimeve me forcë. Pas Gjermanisë vjen Italia, me 6%.

Mbi 60% e aplikimeve në total në vendet e BE+ në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt, sipas të dhënave të Eurostatit./ Gazeta Sinjali /