image Ja kur fillon furnizimi me targa

Ja kur fillon furnizimi me targa

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e vendit se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen te Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.

MPB njëherësh kërkon falje nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mund t’i furnizojnë me targa. /Gazeta Sinjali/