image Ja ku mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

Zgjedhjet 2026

Ja ku mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote se mund të verifikojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë vendndodhjen e Qendrës së tyre të Votimit përmes platformës elektronike të KQZ-së.

Për të përdorur këtë shërbim, votuesit duhet të vendosin numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes në platformën përkatëse.

Sipas njoftimit të KQZ-së, pas përfundimit të verifikimit do të hapet një faqe e re me të dhënat e votuesit, ku do të shfaqet edhe adresa e saktë e Qendrës së Votimit në të cilën është caktuar të votojë. Po ashtu, lokacioni i qendrës mund të shikohet edhe përmes Google Maps.

Për verifikimin e vendvotimit, qytetarët mund të përdorin platformën: https://qv.kqz-ks.org.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/