Nëse keni problem me rënien e flokëve apo mosrritjen e tyre, atëherë pjepri duhet të jetë patjetër pjesë e listës suaj të ushqimit. Ai është i dobishëm për rritjen dhe mbajtjen e flokëve në mënyrë sa më të shëndetshme.
Në mënyrë që të fitoni sa më shumë vlerat e larta ushqyese të këtij fruti, atëherë rekomandohet ta konsumoni brenda muajve prill dhe gusht, transmeton Sinjali.
Pjepri është i pasur me vitaminë B si dhe acid floik, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre./Sinjali/