image Ja cili është profili i kardinalit amerikan që do ta udhëheq Kishën Katolike

Botë

Ja cili është profili i kardinalit amerikan që do ta udhëheq Kishën Katolike

news image

Kardinali Robert Prevost i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur Papa i 267-të, duke u bërë Papa i parë amerikan në historinë e Kishës Katolike. Ai do të njihet si Papa Leo XIV dhe do të udhëheqë mbi 1.4 miliard katolikë në mbarë botën, shkruan Gazeta Sinjali.

Prevost, 69 vjeç, është një udhëheqës i njohur globalisht për punën e tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe për drejtimin e Dikasterit për Emërimet e Peshkopëve të Vatikanit. Ai ka shërbyer si peshkop i Chiclayo në Peru nga 2014 deri në 2023.

“Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si çdo i krishterë, është të jesh misionar, të shpallë Ungjillin kudo që të jetë,” tha Prevost në një intervistë me Vatican News pas emërimit të tij.

Prevost pritet të ndërmarrë reforma duke vazhduar linjën e Papa Françeskut dhe të fokusohet në përmirësimin e përfshirjes dhe angazhimit të Kishës me besimtarët në mbarë botën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/