Fushat e presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve që ndodhet mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell.
Ndërkohë një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, që dje ka filluar të depërtojë mbi vendin tonë do të sjell mot të nxehtë, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë nga 32 deri në 34 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-6m/s.
Indeksi UV do të jetë në vlerën tetë./Sinjali/