image Ja çfarë shohin qentë në ëndërr

Modë & Stil

Stili/ Ja çfarë shohin qentë në ëndërr

news image

Gati shumica prej nesh i duam shumë qentë. Jo vetëm për shkak të besnikërisë, por edhe për veprimet e tyre, qentë mbesin shoqëruesit më të mirë të njeriut.

Mund ta keni parë qenin tuaj duke fjetur dhe ndoshta ndonjëherë keni pyetur vetën nëse shohin qentë ëndrra ose jo.

Psikologu nga Harvardi, Diedra Baret, ka zbuluar se qentë, në të vërtetë, ëndërrojnë për ne.

“Qentë janë zakonisht shumë të lidhur me pronarët e tyre, kështu që ka të ngjarë që ata të ëndërrojnë për karakterin tonë, erën dhe gjendjen në të cilën ata na përkëdhelin ose irritojnë”, zbulon Barrett, duke shtuar se njerëzit gjithashtu ëndërrojnë për gjëra që i preokupojnë gjatë ditës, vetëm se konteksti i ëndrrave tona është më pak i logjikshëm, ndërsa më mirë vizualizojmë vetë subjektin e ëndrrës./Gazeta Sinjali/