image Ja çfarë ndodhë me trurin e burrave që bëhen baba për herë të parë

Këshilla

Ja çfarë ndodhë me trurin e burrave që bëhen baba për herë të parë

news image

Meshkujt përjetojnë tkurrje të trurit kur bëhen baba për herë të parë.

Ka pasur pak studime në lidhje me mënyrën se si fiziologjia e prindërve mund të ndryshojë kur lindin një fëmijë, por tani një studim i ri ka zbuluar mundësinë që meshkujt përjetojnë tkurrje të trurit kur bëhen baba për herë të parë.

Studiuesit nga Instituti Shëndetësor Carlos III në Madrid, Spanjë kanë zbuluar se burrat që bëhen baba për herë të parë mund të humbasin midis një deri në dy përqind të vëllimit kortikal të trurit të tyre pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, shkruan Seamashable, transmeton Insajderi.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se nënat po përjetojnë disa ndryshime në trurin e tyre – të tilla si në rrjetet nënkortikale limbike (ose në pjesën e trurit të lidhur me hormonet e shtatzënisë).

Në punimin e botuar në revistën Cerebral Cortex, ekipi hulumtues shpjegoi se baballarët që studionin ofronin mundësinë për të parë se si përvoja e prindërimit mund të ndikojë në trurin e njeriut, edhe pa përjetuar drejtpërdrejt shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

Studimi përfshiu skanimin e trurit me MRI të 40 baballarëve heteroseksualë, ku gjysma e tyre vinin nga Spanja dhe gjysma tjetër me bazë në SHBA. Skanimet u përdorën për të matur strukturat e trurit të meshkujve krahas vëllimit dhe trashësisë së tyre.

Grupit nga Spanja iu skanua truri para shtatzënisë së partnerëve të tyre dhe më pas disa muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Derisa, grupit nga SHBA iu skanua truri gjatë fazave të mesme dhe të vona të shtatzënisë së partnerëve të tyre dhe një herë shtatë deri në tetë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre.

Në studim, kishte gjithashtu një grup që përfshinte 17 burra pa fëmijë në Spanjë.

Rezultatet treguan se ndërsa nuk kishte ndryshime në rrjetet limbike nënkortikale (ashtu si te nënat), kishte ndryshime aktuale në lëndën gri kortikale (pjesa që ka të bëjë me të kuptuarit social) si dhe reduktime në vëllimin e pjesës së trurit. që kanë të bëjnë me sistemin vizual.

Ndërsa, e gjithë kjo mbase mund të tingëllojë mjaft alarmante për baballarët, por ekipi studimor arsyetoi se mund të ketë një avantazh në këto ndryshime, më konkretisht kjo i ndihmon ata (baballarët) të lidhen më shumë me fëmijën e tyre dhe të bëhen baballarë më të mirë në përgjithësi.

/GazetaSinjali/