image Izraeli vret gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë në sulmet ajrore

Botë

Izraeli vret gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë në sulmet ajrore

news image

Të paktën gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë të premten gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli ndaj objektivave strategjike në Iran, raportojnë mediat lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, viktimat janë identifikuar si: Abdolhamid Minouchehr, Ahmadreza Zolfaghari, Amirhossein Feqhi, Motalleblizadeh, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Fereydoun Abbasi – ky i fundit një figurë e njohur dhe ish-drejtues i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

Shkencëtarët u përfshinë në sulmin izraelit ndaj një qendre kërkimore dhe laboratorëve të lidhur me programin bërthamor iranian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/