image Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të mbeten në Liban, Siri dhe Gazë

Botë

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të mbeten në Liban, Siri dhe Gazë

news image

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se forcat izraelite do të mbeten në “zonat e sigurisë” të krijuara në Liban, Siri dhe Gaza “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, trupat izraelite po qëndrojnë në këto zona “për të mbrojtur banorët dhe komunitetet e Izraelit nga terroristët xhihadistë”.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga zonat e sigurisë”, ka thënë Katz gjatë një ceremonie në nder të ushtarëve izraelitë të rënë gjatë luftës së vitit 2006 në Liban.

Ai ka përsëritur gjithashtu paralajmërimin ndaj Iranit, duke thënë se vendi do të goditet me “forcë të plotë” nëse sulmon Izraelin, në kontekst të operacioneve në Libanin jugor.

Zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë përjashtuar vazhdimisht tërheqjen e trupave nga Libani, ku forcat izraelite vazhdojnë përplasjet me luftëtarët e Hezbollahut.

Sipas tyre, çdo tërheqje do të ndodhë vetëm pas çarmatosjes së Hezbollahut.

Izraeli ka kryer gjithashtu sulme dhe inkursione të përsëritura në Siri që nga rrëzimi i ish-sundimtarit Bashar al-Assad. Ndërkohë, në Gaza, forcat izraelite aktualisht kontrollojnë rreth 70 për qind të territorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/