image Izraeli së shpejti rinis varrimin e viktimave nga festivali fetar

Botë

Izraeli së shpejti rinis varrimin e viktimave nga festivali fetar

news image

Izraeli ka nisur të shtunën përgatitjet për të varrosur më shumë persona, të cilët kanë mbetur të vdekur në një qendër hebreje të pelegrinazhit.

Pjesë më e madhe e viktimave kanë qenë hebrenj ultra-ortodoksë.

Ceremonia e varrimit pritet të ndodhë pas perëndimit të diellit, që i jep fund ditës në të cilën hebrenjtë pushojnë.

Një pjesë e viktimave janë varrosur të premten, vetëm disa orë pas raportimit për incidentin.

Incidenti ka ndodhur pasi mijëra persona janë mbledhur në Malin Meron dhe afër varrit të rabinit Shimon Bar Yochai për të shënuar festën Lag BaOmer.

“Deri më tani, trupat e 32 viktimave të katastrofës në Meron janë identifikuar”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, të premten vonë, duke shtuar se 22 trupa janë liruar për t’u varrosur, transmeton Rel.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se hetimet që do të nisin, do të sigurojnë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë sërish.

Ai e ka quajtur këtë ndodhi si një nga katastrofat më të rënda që ka përjetuar Izraeli në kohë paqeje.

/GazetaSinjali/