image Izraeli pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban

Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban

news image

Ushtria izraelite tha më 4 nëntor se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Abu Ali Rida, komandant i Hezbollahut në zonën Baraçi në jug të Libanit, u “eliminua” gjatë një sulmi ajror, tha ushtria izraelite, pa dhënë më shumë detaje.

Rida “ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve ajrore dhe me raketa kundërtanke ndaj ushtrisë izraelite dhe kishte mbikëqyrur aktivitetet terroriste të operativëve të Hezbollahut në këtë zonë”, tha Izraeli përmes një njoftimi.

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban, që kur u intensifikuan luftimet mes palëve në fund të shtatorit. Në tetor, Izraeli madje nisi një ofensivë tokësore në jug të Libanit.

/GazetaSinjali/