Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim me Hamasin, i dërguar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff, njoftoi një zyrtar izraelit. Propozimi përfshin lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe 18 të vdekura, si dhe një armëpushim 60-ditor, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve të CNN, Hamasi i është përgjigjur këtij propozimi me tri kundërpërpjekje, duke pranuar lirimin e pengjeve dhe armëpushimin 60-ditor, por duke kërkuar garanci nga Shtetet e Bashkuara se negociatat për një armëpushim të përhershëm do të vazhdojnë dhe se luftimet nuk do të rifillojnë pas përfundimit të kësaj periudhe.
Gjithashtu, Hamasi kërkon që ndihmat humanitare të shpërndahen përmes Kombeve të Bashkuara dhe tërheqjen e forcave izraelite në pozicionet që mbanin më 2 mars 2025, përpara se Izraeli të rifillonte operacionet ushtarake.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!