image Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15

Botë

Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15

news image

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing Co.

Ajo tha se marrëveshja, e vlefshme 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë e ndihmës amerikane të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.

Izraeli do të fillojë t’i pranojë F-15-shat në vitin 2031, nga 4-6 sosh në vit, sipas saj.

Avionët luftarakë do të jenë të pajisur me sisteme izraelite të armatimit.

/GazetaSinjali/