image Izraeli: Kreu i rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut u vra gjatë sulmeve në Damask

Botë

Izraeli: Kreu i rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut u vra gjatë sulmeve në Damask

news image

Forcat e Armatosura izraelite njoftuan këtë të hënë se kanë vrarë kreun e rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut në Siri.

Sipas forcave izraelite, ai është vrarë pas një sulmi ajror të ndodhur në periferi të Damaskut, ku lëvizja pro-iraniane mban një prani të konsiderueshme.

Izraeli “filloi një sulm ajror dhe goditi objektiva të lidhura me shtabin e inteligjencës së Hezbollahut”, thuhet në deklaratën e IDF, duke shtuar se “Mahmoud Mohammed Sahin, kreu i rrjetit të inteligjencës siriane të Hezbollahut, u vra gjatë bombardimeve”.

Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në Siri, duke synuar zakonisht forcat e mbështetura nga Irani dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

/GazetaSinjali/