image Izraeli dhe Libani drejt armëpushimit – pritet nënshkrimi i marrëveshjes sonte në Washington

Botë

Izraeli dhe Libani drejt armëpushimit – pritet nënshkrimi i marrëveshjes sonte në Washington

news image

Izraeli dhe Libani pritet të finalizojnë sonte në Uashington një marrëveshje kornizë për armëpushim, pas katër ditësh negociata intensive mes delegacioneve të dy vendeve.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpallja e marrëveshjes është vetëm çështje orësh, ndërsa nënshkrimi zyrtar mund të bëhet gjatë ditës së sotme në kryeqytetin amerikan.

Burimet bëjnë të ditur se bisedimet kanë qenë intensive dhe të fokusuara në arritjen e një dakordimi që do t’i jepte fund përshkallëzimit të fundit të konfliktit.

Deri tani nuk ka detaje zyrtare për përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa pritet që ato të bëhen publike pas nënshkrimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/