image Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

news image

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

Sipas tij, armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 16:00 sipas kohës lokale, respektivisht në orën 14:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Izraeli apo Hezbollahu.

Megjithatë, armëpushimet e mëparshme mes Izraelit dhe Libanit, të arritura në periudha të ndryshme gjatë luftës, nuk kanë zgjatur për shumë kohë, raporton skynews.

Sipas marrëveshjes kornizë të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, një armëpushim gjithëpërfshirës duhej të hynte në fuqi nga sot në të gjitha frontet e konfliktit, përfshirë edhe Libanin.

Megjithatë, siç është raportuar, Izraeli kreu sulme gjatë natës në zonat jugore të Libanit, duke pretenduar se ka vrarë “dhjetëra terroristë të Hezbollahut”.

Nga ana tjetër, zyrtarët libanezë thanë se mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i justifikoi këto sulme si përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut, nga të cilat u vranë katër ushtarë izraelitë.

Irani fajëson SHBA-në për sulmet

Sipas një deputeti të Hezbollahut, Irani ka këmbëngulur se armëpushimi në Liban është i domosdoshëm që bisedimet të vazhdojnë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i dënoi sot sulmet ndaj Libanit dhe paralajmëroi për pasojat e tyre në paqen dhe sigurinë rajonale.

Ai deklaroi se SHBA-ja mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën dhe shtoi se ndërprerja e luftës në Liban është pjesë përbërëse e marrëveshjes së arritur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/