Mediet italiane i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë sot një shqiptari, të cilin e cilësojnë si të rrezikshëm dhe që po mbahet nën mbikëqyrje maksimale nga autoritetet italiane.
Bëhet fjalë për shqiptarin Ismail Rebeshi, i cili në vetëm 10 muaj ka ndërruar 3 burgje.
Sipas fqinjve, shqiptari është arrestuar në janar të këtij viti së bashku me 12 persona të tjerë, si pjesë e një bande kriminale.
Fillimisht ai u dërgua në burgun e Mammagialla, për t’u zhvendosur më vonë në burgun në Tolmezzo dhe tashmë në një burg të sigurisë së lartë në Cuneo.
Siç raportojnë mediet italiane, shqiptari nuk ka më mundësi komunikimi me asnjë të burgosur tjetër dhe është thuajse tërë kohësh i izoluar, pasi vetëm dy orë mund të “marr” ajër.
Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vite u bë tmerr në Viterbo, duke kontrolluar gjithë qytetin, të ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre./ Sinjali/