image Izet Mexhiti porosi Ahmetit: “Mos e djeg jorganin për disa pleshta”

Rajon

Izet Mexhiti porosi Ahmetit: “Mos e djeg jorganin për disa pleshta”

news image

Grupi i zjarrit” i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut gjatë qëndrimit në Studeniçan u dërgoi një porosi deri tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke i sugjeruar që të mos e “djeg jorganin për një plesht apo disa pleshta”.

Izet Mexhiti aludoi në zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi rreth punës së të cilit “grupi i zjarrit”, ka një sërë vërejtjesh.

“Me Studeniçanin e filluam sonte, sepse Studeniçani ka qenë çdoherë nismëtar i proceseve, edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), edhe të bombëshave, edhe të studentëve. Ky është vetëm fillimi i këtij viti, ishalla është fillim i mbarë prej Studeniçanit. Me siguri se mes jush është ajo dilema, me kryetarin, apo pa kryetarin, ne jemi me Ali Ahmetin, kemi qenë jemi dhe do mbesim me të. Por porosia nga këtu është porosi miqësore, porosi nga ne që të mos ta djeg jorganin për një plesht apo për disa pleshta”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Në tubim ishin edhe Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Kastriot Rexhepi dhe të tjerë.

/GazetaSinjali/