image "Iute Credit" vajton punëtorët e saj pasi BQK mori vendim që ta mbyllë

Kosovë

Reagim/ “Iute Credit” vajton punëtorët e saj pasi BQK mori vendim që ta mbyllë

news image

Institucioni mikrofinanciar, IuteCredit, i cili u mbyll sot pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duket se është “brengosur” shumë për punëtorët të cilët i kanë mbetur pa punë.

Përmes një komunikate për media, “Iute Credit” ka thënë se vendimi i BQK-së ka dëmtuar rëndë punëtorët  të cilat janë paguar nga ky institucion.

“Vendimi për revokim të licensës së IuteCredit, jo vetëm që dëmton IuteCredit Kosovo por njëkohësisht dëmton rëndë mbi 80 punëtorë, të cilët kanë qenë të punësuar dhë kanë marr paga mujore nga IuteCrediT”, thuhet në komunikatë.

Tutje ky institucion mikrofinanciar ka paralajmëruar hapa ligjor kundrejt vendimit të BQK-së.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe besojmë fuqishëm se vendimi përfundimtar do të jetë në favorin tonë, pasi që deri më tani kemi dëshmuar se jemi një ndër institucionet financiare më serioze në vend dhe njëkohësisht çdo veprim i joni ka qenë i bazuar në ligjet dhe aktet nën-ligjore te aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës sot ka marrë vendim që t’i mbyllë dy institucione mikrofinanciare: Iute Credit dhe Monego.

Ky vendim ka ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit./Gazeta Sinjali/