image Italia shënon rritje të rasteve me koronavirus, mbi 1 mijë më shumë se dje

Evropë

Italia shënon rritje të rasteve me koronavirus, mbi 1 mijë më shumë se dje

news image

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar një rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Janë shënuar 1 mijë e 585 të infektuar e 13 viktima më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 35 mijë e 659, ndërsa i të infektuarve në 293 mijë e 25.

Aktualisht 41 mijë e 413 persona në Itali e kanë ende aktiv virusin.

Ndërkohë në Itali mbetet temë diskutimi mes ekspertëve të shëndetësisë që kërkojnë të reduktojnë ditët e karantimint të detyrueshëm nga 14 në 10 ditë.

/GazetaSinjali/