image Italia e Zvicra ndahen në ‘paqe’, ndeshja e fundit e përcakton kombëtaren kualifikuese

Futboll

Italia e Zvicra ndahen në ‘paqe’, ndeshja e fundit e përcakton kombëtaren kualifikuese

news image

Fqinjët u përballen mes veti në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror  ‘Katar 2022’, raporton Sinjali Sport.

Kampioni i Evropës, Italia u nda baras me  Zvicrën në “Stadio Olimpico”, që u mbyll me rezultat 1-1.

Wildmer i kaloi i pari mysafirët në epërsi në minutën e 11-të me një super gol, kurse Di Lorenzo në të 36-ën barazoi shifrat.

Italia me 15 pikë është e para për shkak të golaverazhit pasi edhe Zvicra ka 15 pikë, por e renditur si e dyta në grup.

Ndeshja e radhës e përcakton kombëtaren që do të kualifikohet si e para nga grupi C. /Gazeta Sinjali Sporti/