Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një arë në Itali. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fermë në Falciano del Massico.
Djali ishte duke punuar në një serë, kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta, për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin – të paktën nga konstatimet e para të bëra – të shkaktuara nga një sëmundje natyrale.
Deri më tani dyshohet se ka qenë vapa ajo që ka shkaktuar vdekjen e të riut.