Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është shprehur se subjekti i tij do të dëmtohej nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj ndonëse e ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Kosovës, Isufi thotë se duhet të ketë një nxitim që të zgjidhet presidenti i ri.
“Mund të ndodhë që të na zë afati kushtetues 6 mujor. Atëherë nuk mund të paramendojmë se çfarë do të ndodhte”, thotë ai.
“AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës. Duhet të ngutemi që të zgjedhim një president”, tha Isufi në T7.