image Istrefi: Shkarkimi im ishte i kundërligjshëm, i lumtur që do të rikthehem tek stafi

Kosovë

Istrefi: Shkarkimi im ishte i kundërligjshëm, i lumtur që do të rikthehem tek stafi

news image

Inspektorati i Punës pas ankesës së ish-kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, i ka dhënë të drejtë këtij të fundit, për shkarkimin nga pozita që kishte.

E, pas këtij vendimi, Istrefi ka shkruar një postim në profilin e tij në Facebook, ku thotë se sot zyrtarisht u konfirmua që ai ka të drejtë.

I njëjti madje thuhet se është i lumtur që do të rikthehet aty ku ka qenë.

“Jam i lumtur që do të rikthehem aty ku së bashku me stafin dhe tërë punonjësit e Telekomit të Kosovës kemi bërë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të rimbëkëmbur kompaninë tonë dhe për t’iu ofruar gjithë konsumatorëve të saj shërbime dhe produkte sa më cilësore”, ka shkruar ai.

Teksa, kujtojmë që i njëjti është shkarkuar nga pozita e tij e kryeshefit të Telekomit nga Qeveria Kurti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/bedri.istrefi.rks/posts/278678146619337