image Ismet Munishi: Është herët për Milotin që të transferohet te Liverpooli

Futboll

Ismet Munishi: Është herët për Milotin që të transferohet te Liverpooli

news image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka folur për Milot Rashicën dhe largimin e mundshëm të tij nga skuadra e Werder Bremenit.

Sipas Munishit transferimi i duhur i Rashicës do të ishte te skuadra e RB Leipzig, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse për transferimin e mundshëm të Milotit te Liverpooli, Munishi në emisionin Koha Shtesë tha se do të ishte një veprim jo i duhur sepse mund të ketë pak minutazhë.

“Do të ketë minutazhë të vogël, më mirë të shkojë te një skuadër që do ta respektojë më tepër e ku do të jetë titullar”, tha Munishi.

/Gazeta Sinjali/