image Ismaili: Hajnia dhe plaçkitja është e dyfishtë, po vidhen paratë publike dhe pacientëve po u mohohet shërimi

Shëndetësi

Ismaili: Hajnia dhe plaçkitja është e dyfishtë, po vidhen paratë publike dhe pacientëve po u mohohet shërimi

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ministri aktual, Armend Zemaj me anulimin e vendimit me të cilin ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, po bën veprim kriminal duke iu nënshtruar presionit të bizneseve.

Ismaili tha se kjo paraqet rrezik të madh pasi çmimi i barnave, sipas tij ndikon edhe në shërimin e pacientëve.

“Nuk ka term më të rëndë se hajn se e kisha quajtur, se hajnia edhe plaçkitja po më duken terma të butë nëse më duhet me i cilësu. Kushdo që në formë të vetëdijshme kthen një ambient të tillë paraqet rrezik për gjithë ne. Nëse është ndarë një buxhet për blerjen e barnave dhe me atë buxhet ne blejmë ta themi 10 barna e do kishim mundur 15 apo 20 barna ne do të kishim shëruar më shumë pacientë. Në këtë rast hajnia dhe plaçkitja është e dyfishtë pasi po vjedhen paratë publike dhe pacientëve po u mohon shërimin”, ka thënë Ismaili për RTV Dukagjinin.

Sipas një njoftimi nga MSH-ja, Zemaj në takimin e së mërkurës ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ ishte bërë për “shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë”./Gazeta Sinjali/