Një 79-vjeçare nga Gjakova pas 8 ditëve të trajtimit është liruar në shtëpi.
Lajmin e ka bërë të ditur kardiologu i QKUK-së doktori Jetmir Sejdiu, i cili tha se ishte kënaqësi e veçantë për të që të lirohej 79-vjeçarja pas trajtimit.
Po ashtu, Sejdiu ka treguar se pacientja ishte në luftë për jetë a vdekje.
Njoftimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë, që sot pas 8 ditëve të trajtimit ta liroj në shtëpi pacienten J. V – 79 vjeçe nga Gjakova, e cila u pranua me Infarkt masiv në zemër.
Pacientia pasi futet në sallë bën disa herë vdekje klinike ku reanimohet dhe defibrilohet me elektroshok DC mbi 25 herë????♂️. Ishte një luftë për jetë a vdekje. Pacientia pastaj bën bllok total atrioventrikular, ku i vendosim baterinë apo PM e përkohshëm dhe pas më shumë se 2 orë ne arrijmë ta hapim arterien që e ka shkaktuar sulmin në zemër dhe ta kthejmë në jetë pacienten.
Ishte një kënaqësi e veçantë për të gjithë ekipen, sepse kjo paciente e donte shumë më shumë jetën se vdekjen.
Kjo na bëri që as ne të mos dorëzohemi dhe sot kur e liruam u ndjemë vërtetë mirë por edhe të privilegjuar që falë punës së jashtëzakonshme të të gjithë ekipes, Zoti deshti që ajo të kthehet prapë në mesin familjar.