Pas një viti arrati është vënë në pranga një 35 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Ky person ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit.
Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Camel”, bënë kapjen e shtetasit:
– V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, raporton abcnews.al.