image Ishte lajmëruar se skanimi i QR Code për policat e sigurimit zgjatë 20 sekonda, në Vërmicë shkaktohet 'kolonë' nga mërgimtarët

Kosovë

Ishte lajmëruar se skanimi i QR Code për policat e sigurimit zgjatë 20 sekonda, në Vërmicë shkaktohet ‘kolonë’ nga mërgimtarët

news image

Byroja Kosovare e Sigurimit javë më parë pati njoftuar se ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë për mërgimtarët.

Sipas njoftimit të 12 korrikut të BKS-së me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje dhe ky proces merr kohë më pak se 20 sekonda.

Por po del se parashikimi i ministrisë së Financave e i BKS-së për 20 sekondëshin nuk është i saktë.

Kjo pasi në pikën kufitare në Vërmicë, skanimi i këtij QR Code, ka shkaktuar tollovi e pritje të gjata, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga kjo pikë kufitare, ku shihet numër i madh i mërgimtarëve duke pritur për policat e sigurimeve.

Drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.

“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohe më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kryqen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës” kishte thënë drejtori Mazreku.

/GazetaSinjali/