image Ish-zyrtarja e OSBE-së: Kemi marrë informata nga civilët se UÇK-ja ndalonte persona

Drejtësi

Ish-zyrtarja e OSBE-së: Kemi marrë informata nga civilët se UÇK-ja ndalonte persona

news image

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, e cila po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se kanë pasur informata nga popullsia civile në Kosovë se UÇK-së ndalonte persona.

Mitchell ka thënë se sa i përket funksionit policor që ka bërë UÇK-ja, kanë arrestua kriminelë dhe ata persona që i kanë konsideruar kolaboracionistë.

“Po, sidomos në ato zona ku ishte operacionale UÇK-ja dhe kishte një perimetër. Që do të thotë e kishin siguruar tokën dhe territorin si dhe duhet të kalojë përmes pikave të kontrollit për të hyrë në këtë territor, ne e quanim zona ku nuk penetronin dot forcat serbe, kështu e njihnim ne përveç kur bënin sulme të drejtpërdrejta.

Këto ishin zona të siguruara nga UÇK-ja dhe ata kryenin punën e policimit në këto zona, përpiqeshin të krijonin një gjysmë shërbimi qeveritar. Sa takon punës së policisë që bënin ata, ata arrestonin kriminelët, por edhe arrestonin personat që i konsideronin si kolaboracionistë”, tha ajo.

/GazetaSinjali/