image Ish-zëvendësministri i Qeverisë Kurti pritet ta zëvendësojë Rexhep Selimin në Kuvendin e Kosovës

Kosovë

Ish-zëvendësministri i Qeverisë Kurti pritet ta zëvendësojë Rexhep Selimin në Kuvendin e Kosovës

news image

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti, Taulant Kryeziu pritet ta zëvendësojë Rexhep Selimin në pozitën e deputetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas rregullores së KQZ-së, një deputet që largohet nga pozita e tij për arysye të ndryshme, pasohet nga një kandidat që ka më së shumti vota, sipas gjinisë së njëjtë.

Sipas kësaj rregulloreje, Taulant Kryeziu, i cili në listën e KQZ-së i ka 6 mijë e 968 vota, do ta zëvendësojë Selimin në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, Fadil Nura që ka garuar me listën e PDK-së, ka arritur t’i mbledhë plot 8,959 vota në zgjedhjet e tetë nëntorit dhe i njëjti pritet ta zë ulësen e Kadri Veselit./Gazeta Sinjali/