Gjykata Speciale ka dërguar ftesë në cilësinë e të dyshuarit për ish- ushtarin e UÇK-së, Faik Zogajn, ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook e ka konfirmuar ftesën që i është bërë si dhe refuzimin që do t’i bëjë.
“Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e te Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020. Sepse une personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa kjo gjykaë t’i denojë kriminelet që m’i vranë më të dashurit e mi brenda në shtepi”, ka shkruar Zogaj.
Zogaj ka shkruar se pjesëmarrja e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e nderuar dhe e respektuar.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin por nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do të fillojë me shqyrtimin e aktakuzave të dorëzuara nga Prokurori i Specializuar, ku ka kërkuar të caktohet edhe një gjykatës./ Gazeta Sinjali/