Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Por ai ka refuzuar ftesën që të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimin e ka bërë Kryesia e OVL – UÇK-së, duke thënë se i kanë sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjeruam që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, thuhet në njoftim.
OVL e UÇK-së ka kërkuar që mediat të mos e kontaktojnë Bashkim Gashin. /Gazeta Sinjali/