Ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kadolli, ka njoftuar se është ftuar për tu paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kadolli tregoi se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se do të paraqitet në Hagë, të hënën në ora 10:00.
“Sot kur i gjithë populli shqiptarë feston, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorit, unë si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës marr ftesën nga dhomat e specialiuara të Gjykatës Ndërkombëtare për në Hagë “, shkroi Kadolli në Facebook.
Njoftimi i tij i plotë:
Sot kur i gjithë populli shqiptarë festoon, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorit, unë si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës marr ftesën nga dhomat e specialiuara të Gjykatës Ndërkombëtare për në Hagë. Ftesën e mora sot me 28 nëntor që të paraqitem me 12 dhjetor 2020 në ora 10:00 në Hagë./Gazeta Sinjali/