image Ish-ushtari i UÇK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtës/ Ish-ushtari i UÇK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

news image

Lulzim Kabashi, ish-ushtar i UÇK-së tani kandidat për deputet nga AAK, ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme për në Hagë, ndërsa sot do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë çështje Kabashi ishte deklaruar ditë më parë për Gazetën Sinjali.

 “Kam me udhëtuar të martën në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi Gazetës Sinjali.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese./Gazeta Sinjali/