image Ish trajneri i Real Madrid dhe Chelsea, Guus Hiddink, pensionohet nga futbolli

Futboll

Ish trajneri i Real Madrid dhe Chelsea, Guus Hiddink, pensionohet nga futbolli

news image

Guus Hiddink është pensionuar nga posti i trajnerit.

Trajneri holandez i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner në moshën 74-vjeçare.

Hiddink kishte zhvilluar zejen e trajnerit nga viti 1987 te PSV Eindhoven.

Gjatë karrierës së tij ai kishte drejtuar skuadra të njohura si Chelsea, Real Madridi, Kombëtarja e Holandës, Turqisë.

Së fundmi ai ishte pjesë e Kombëtares Curaçao ekip i femrave me të cilët nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës.

Pas këtij ‘dështimi’, holandezi vendosi ti japë fund karrierës së bujshme 34-vjeçare si trajner.

Hiddink si futbollistë ka luajtur kryesisht për klubet elitare të Holandës gjatë viteve 1967-1982. /GazetaSinjaliSporti/